Die. Nën 24th, 2024

1271 punëtorët shëndetësorë do të bredhin rrugëve, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdojnë kontratat!

1271 punëtorët e angazhuar si staf mbështetës shëndetësorë për pandeminë do të ngelin rrugëve. Ministria e Shëndetësisë me një email ka konfirmuar sot se kontratat për këta punëtorë nuk do të vazhdohen.

Indeksonline ka siguruar emailin nga MSH ku thuhet se data e skadimit të kontratës konsiderohet si përfundim i punës, duke konfirmuar që kontratat nuk do të vazhdohen.

“Në të ardhmen nëse do të ketë ndonjë informatë tjetër, do të informoheni” thuhet tutje në përgjigjen e MSH-së.

Të njëjtit deri më tani janë llogaritur si heronj të pandemisë, por që heroizmi i tyre tashmë i përket të kaluarës, anipse pandemia është ende aktive në vend.

Pak ditë më parë, SHSKUK kishte çmuar lart angazhimin e punëtorëve ndihmës shëndetësorë dhe kishte njoftuar kërkesën e tyre për vazhdimin e kontratave ngase kanë qenë të nevojshëm në pozitat e tyre përkatëse

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *