Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Dritës ka shënur fitore 3:1 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin “Intelektual” i shënuan: Baftiu (2) dhe Krasniqi.
Fitore arriti edhe lideri, Ballkani – të cilët mposhtën Dukagjinin në Suharekë me rezultatin 3:0.
Golat për ekipin e Ilir Dajës i realizuan: Lindon Emërllahu, Nazmi Gripshi dhe Edvin Kuc.
Në “Zahir Pajaziti” Llapi i Tahir Batatinës shënoi fitore 3:2 ndaj Feronikelit 74.
Golat për skuadrën e kaltër i shëuan: Hyseni (2) dhe Ahmed Januzi.
Rezultatet tjera në Superligën e Kosovës java 32-të ishin këto:
Liria 0:1 Prishtina
Malsiheva 0:0 Gjilani