Gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në Kosovë janë 1.6 milionë banorë rezidentë. Ndërsa mbi 600 mijë banorë jorezidentë, ky numër pritet të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është deri më 31 gusht.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i ASK-së Avni Kastrati.
Ai po ashtu ka dhënë detaje rreth personave të cilët nuk janë regjistruar.
“Nuk jam i sigurt nëse krejt institucionet do të jenë strikte ka edhe ligje tjera që duhet ti shërbejnë qytetarëve. Por sa e di unë dhe sa kam qasje, disa shërbime nuk iu ofrohen qytetarëve, disa shërbime qytetarët të cilët nuk kanë qenë pjesë e regjistrimit të popullsisë . Sigurisht kjo vjen pas gjashtë muajsh pasi ti pastrojmë të dhënat nuk i japim ndonjë informacion institucioneve të tjera.
Dua të theksoj që të dhënat janë konficenciale. ASK-ja nuk i jep të dhëna institucioneve tjera por në bazë të numrit personal nëse na vjen një listë , psh janë dhjetë persona ne vetëm me numër personal nuk e dimë kush janë mosha, gjinia,komuniteti, kjo kështu funksionon nuk e cekë aty gjatë gjithë procesit nga një grup i specializuar i është kushtuar të dhënave konfidenciale”,tha Kastrati