Sht. Nën 23rd, 2024

19 të vdekur nga CoVID-19, shënohen edhe 279 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 279 raste të reja me CoVID-19, nga testimi i 6 mijë e 79 mostrave.

Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 19 raste të vdekjeve nga virusi, kurse janë shëruar 1 mijë e 269 qytetarë.

Në vijim raporti i plotë:

7 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

Në total numri i rasteve aktive është 12.464.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *