Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të madhe në javën e tetë në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 1:3 Suharekën.
Ekipi vendas shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe ishte sulmuesi Mevlan Zeka që kaloi klubin nga Theranda në epërsi, shkruan Idneksonline
Në pjesën e dytë, ekipi i Bekim Isufit “tregoi” dhëmbët dhe arriti të shënonte tri gola të shpejtë për rezultatin 1:3.
Golat i shënuan: Veliu, Bunjaku dhe Hazrollaj.
Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 17 pikëve në pozitën e parë, tri më shumë se vendi i dytë, Suhareka (14)