Die. Nën 24th, 2024

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për FSK-së

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe thirrjen për këtë seancë e kanë bërë partitë opozitare.

Theksojmë se ditën e premte Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit, për këtë çështje. Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Ejup Maqedonci, ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për ushqimin e FSK-së.

Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme qe të sigurojnë shërbimet ushqimore në mënyrën më të mirë të mundshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *