Skuadra kosovare për grupmoshat e reja, 2 Korriku U19 është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Youth League.
2 Korriku mposhti 2:1 ekipin nga Shqipëria, Bylis U19 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Golat për ekipin nga Kosova i shënuan: Isufi dhe Ahmeti. Kurse të vetmin për skuadrën shqiptare e shënoi Nwaneri në minutë e 75’të.
Me këtë fitore, 2 Korriku kualifikohet në raundin gjysmëfinal të Youth League dhe si kundërshtar pritet ta ketë fituesin e ndeshjes mes UC Dublin U19 dhe Stjarnan U19.