Mar. Mar 11th, 2025

LDK DORËZON LISTEN E KADIDATËVE PRË DEPUTETË

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar tashmë në KQZ listën e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 09 shkurtit.

Listes i prin kryetari Lumir Abdixhiku. Ndërsa në dhjetëshën e parë në listën e LDK-së janë Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Anton Quni i cili e përmbyllë dhjetëshen e parë.

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo është lista fituese e zgjedhjeve të ardhshme.

“Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku mbi listen e publikuar me kandidatët e parisë së tij.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *