Hën. Shk 24th, 2025

KANDIDATI PËR DEPUTET NGA LDK BESIM MULAJ, FALENDERON QYTETARET E KOMUNËS SË ISTOGUT PËR VOTIM MASIV PËR LDK-NË

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë pas përfundimit të procesit zgjedhor në një postim ka falenderuar qytetarët për daljen dhe voten masive për LDK-në dhe poashtu ka falenderuar edhe Kryetarin e Komunes së Istogut Ilir Ferati.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë të Istogut dhe mbarë Kosovës, aktivistë të LDK-së dhe familjarë të mi,
Me sot përfundon një sfidë e demokracisë. Patëm një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik, ku të gjithë kontribuuam për një garë të denjë. LDK dhe kryetari Lumir Abdixhiku bënë gjithçka që vizioni rugovist të fitojë dhe të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen.
Rezultati është ai që është, por për ne nuk përfundon asgjë – përkundrazi, puna e madhe na pret tani e tutje. Vizioni ynë për Kosovën vazhdon dhe angazhimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm.
Falënderim i përzemërt për Banjen time, që votuat masivisht për LDK-në dhe për mua. Faleminderit kryetarit Ferati, faleminderit Istog e mbarë Kosovë për besimin dhe përkrahjen.
Një falënderim i përhershëm shkon për familjen time dhe të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim. Përpara me vizion, përpara me punë!
Pa besim s’ka ndryshim!
Dr. sci. Besim Mulaj

POSTIMI I I PLOTE NGA BESIM MULAJ

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *