23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 424 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 1.324 qytetarë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
12 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.
Në total numri i rasteve aktive është 17.625.