30 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë, në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.
IKSHPK ka njoftuar se janë shënuar 685 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1384.
Njoftimi i plotë:
10 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
Në total numri i rasteve aktive është 19.923.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!