Mefail Bajqinovci, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar se Prishtina po tregon se është e hapur për këtë lëvizje, duke shprehur mbështetje dhe entuziazëm në çdo lagje dhe cep të qytetit.
Bajqinovci theksoi se kjo përkrahje nga qytetarët është një dëshmi e vazhdimësisë së qeverisjes dhe progresit të pandalshëm.
“Entuziazmi dhe përkrahja e qytetarëve tregojnë se vazhdimi i qeverisjes dhe progresi janë të pandalshëm”, u shpreh Bajqinovci, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është në rrugë të mbarë për të realizuar qëllimet e saj.
Lëvizja 118
Mefail Bajqinovci 48