Die. Nën 24th, 2024

5 vëllezër në Prishtinë gjuajnë me armë zjarri njëri–tjetrin, menduan se janë hajna

Pesë vëllezër janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë.

Ata kishin shtën me armë zjarri njëri-tjetrin, pasi që kishin menduar se hajnat kishinm hyrë në shtëpinë e tyre.

”Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.”, thuhet në raportin 24 orëesh të Policisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *