Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se pronat e uzurpuara, të cilat i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, janë në vlerë rreth 50 milionë euro.
“Diku një ë vlerë të përafërt, jo vetëm, nuk e di sa mund ta them, vetëm në Fushë Kosovë, por në pronat që i posedon Ministria e Bujqësisë, Instituti Bujqësor me seli në Pejë, diku vlerësohet që është diku rreth pesëdhjetë milionë euro”, tha Peci.
Peci foli edhe për vilën e kryeterroristit Milan Radoiçiq në veri për të cilën thotë se si destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga Policia e Kosovës.
“Me e shkatërru s’ka nevojë. Çështja është se ne e kemi ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Xhelal Sveçla dhe mbi bazën e diskutimit që e kemi bërë, ne e kemi pasur një dakordim në parim që pronën prej Agjencisë së Pyjeve i bartet Ministrisë së Punëve të Brendshme, e që për destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga mekanizmat e drejtësisë, në këtë rast nga Policia e Kosovës”, tha Peci.