Sht. Nën 23rd, 2024

500 mijë numri i vaksinave të administruara kundër COVID-19

502 mijë e 230 vaksina ndaj koronavirusit janë administruar në vend që nga fillimi i vaksinimit të qytetarëve.

Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së sotme janë administruar 13 mijë e 903 vaksina teksa janë paraparë 16 mijë 619 termine për t’u imunizuar.

Në statistikat e vaksinave kundër COVID-19 të publikuar dy ditë më parë bëhet e ditur se me dozën e parë janë vaksinuar 321 mijë e 537 qytetarë ndërsa me dozën e dytë 166 mijë e 148 persona ndërsa statistikat e ditës së diel nuk janë bërë publike.

“Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht. Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19” thuhet në njoftimin e bërë publik sot nga MSH-ja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *