Kandidati për deputet në radhët e VV-së, njëherësht krahu i djatht e Glauk Konjufcës, Ilir Kërçelit, ka falendëruar të gjithë për pritjen e ngrohtë për të gjithë aktivistët e aktivistet, që nuk u ndalën këto 28 ditë të fushatës.
Kërçeli, përmes një postimi në facebook është shprehur se kanë mbetur edhe 68 orë deri në hapjen e kutive të votimit.
Ndërsa theksoi se më 9 shkurt në ora 07:00 në mëngjes hidhet vota e parë, kurse në ora 19:00 fillon numri i 500 mijë zemrave.
“Falënderime anembanë Kosovës për pritjen e ngrohtë, për angazhimin e pashoq, për punën e madhe që keni bërë.
Falënderim i veçantë për të gjithë aktivistët e aktivistet, që nuk u ndalën këto 28 ditë, që ishin motori i organizimeve, motivi e energjia për fitoren e madhe më 9 shkurt.
Kanë mbetur edhe 68 orë deri në hapjen e kutive të votimit. Më 9 shkurt në ora 07:00 në mëngjes hidhet vota e parë, kurse në ora 19:00 fillon numri i 500 mijë zemrave”, ka thënë Kërçeli.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ilir Kërçeli kandidon me numër 68