Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic.
Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat e ka tejkaluar kompetencat.
“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.
closevolume_off
“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shton ai.