Trupi i pajetë i një serbe të moshës së mesme, e cila është paraqitur në polici nga familjarët para tre ditësh si e zhdukur, është gjetur para gjysmë ore në lumin Ibër afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit, bëjnë të ditur burime të KP.
Viktima me inicialet J. P. është e nacionalitetit serb dhe nga veriu i Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve, vendin e ngjarjes e ka vizituar sot edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla.
closevolume_off
Mësohet se ai ka qëndruar aty rreth njëzet minuta, ndërsa është shoqëruar nga forca të rrepta të policisë së Kosovës.