Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dënuar me 30-vite burgim.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksion është i përfshirë njësiti FAST Kosova.
Sipas këtyre burimeve, i arrestuari i sotëm ishte i dënuar me 30-vite burg në Itali dhe se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me autoritetet italiane.
FAST Kosova është një nga njësitet më të suksesshme të Policisë së Kosovës.