Pre. Tet 18th, 2024

Rritet kënaqshmëria me punën e institucioneve qendrore

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar edicion e 24-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik, sipas të cilit vërehet rritje e kënaqshmërisë së qytetarëve, me punën e institucioneve qendrore.

Të dhënat nga anketa e opinionit e prillit 2023, tregojnë se ka ka një rritje të kënaqshmërisë prej 5.9 për qind me institucionet qendrore të Kosovës.

Sipas Pulsit Publik, kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është 45.8 për qind, duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind, krahasuar me nëntorin e vitit 2022 kur ishte 41 për qind.

Po ashtu sipas këtij raporti është rritur dhe kënaqshmëria me punën e kryeministrit, rritje kjo e cila është prej 6.6 për qind. E po ashtu ka rritje të kënaqshmërisë dhe me punëne Kuvendit të Kosovës.

“Kënaqshmëria me punën e kryeministrit është prej 51.5 për qind duke treguar rritje për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 që ishte 44.95 për qind. Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022”, thuhet në raport.

E rritje të kënaqshmërisë ka dhe me punën e presidentës.

“Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022. Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022. Kënaqshmëria me drejtimin ekonomik kapi vlerën prej 17.79%, duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 10.82%”, thuhet në raport.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *