Sht. Nën 23rd, 2024

PDK: Deputetët e koalicionit “Zdravo” ikën nga seanca, por mëditjet i paskan marrë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nëpërmes një komunikate për medie, thotë se “deputetët e koalicionit “Zdravo” ikën nga seanca nga frika për tu përballur me aferat e njëpasnjëshme”.

Por, partia opozitare thotë se “vartësit e Albin Kurtit në Kuvend u larguan nga seanca dhe e pamundësuan kuorumin për fillimin e saj, anipse u nënshkruan në listën e pjesëmarrjes për t’i marrë meditjet”.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Sot, deputetët e koalicionit “Zdravo”, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, të frikësuar nga përballja me opozitën dhe qytetarët pas shpërthimit të aferës së dytë brenda pak ditësh, atë të vjedhjes së buxhetit të rezervave shtetërore të grurit dhe të vajit, i ka obliguar disa nga deputetët e pushtetit të largohen nga salla, duke e pamundësuar kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e kësaj seance, me çka është mbyllur edhe sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës.

Nga të dhënat zyrtare të administratës së Kuvendit të Kosovës, sot në listën e pjesëmarrjes në seancë janë nënshkruar 79 deputetë. Rrjedhimisht, sot ka pasur kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e seancës së rregullt plenare, e fundit për këtë sesion.

Por, nga frika e përballjes me aferat e njëpasnjëshme, vartësit e Albin Kurtit në Kuvend u larguan nga seanca dhe e pamundësuan kuorumin për fillimin e saj, anipse u nënshkruan në listën e pjesëmarrjes për t’i marrë meditjet.

Fatkeqësisht, pushtetarët që po koordinohen me Milan Radojçiqin e Listën Serbe, po dëshmojnë se përveç hajna të grurit e të vajit, janë edhe hajna të mëditjeve parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë e heshtur përballë këtyre mega-skandaleve të Qeverisë Kurti dhe mazhorancës në Kuvend.

Abuzimi me rezervat shtetërore dhe koordinimi për punët e brendshme të Republikës së Kosovës i Albin Kurtit me kriminelin Milan Radojçiq, pērmes vartësve të tyre Mimoza Kusari-Lila e Slavko Simiç, është i papranueshëm dhe absolutisht i ndëshkueshëm.

Këto skandale janë vetëm edhe një dëshmi më tepër që kjo Qeveri po e thellon krizën në vend dhe nevoja për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme është e menjëhershme dhe e pashmangshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *