Sht. Nën 23rd, 2024

FKAK reagon për vrasjen e djalit me nevoja të veçanta në Lipjan

Pas ngjarjes së ndodhur dje ku mbetën të vdekur tre persona në Lipjan, ka reaguar Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.

FKAK, thonë se janë të tronditur me ngjarjen, ku djali i cili është vrarë ka qenë person me nevoja të veçanta.

Sipas tyre, kjo e dënon edhe më tutje gjendjen për shkak të mungesës së kujdesit dhe mbrojtjes nga institucionet përkatëse të Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

“Personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e prekur në të gjitha aspektet e dhunës si në familje, si në shoqëri dhe në institucionet shkollore e deri në institucione të larta të shtetit. Jemi shumë të shqetësuar se nga mungesa e kujdesit janë duke vuajtur shumë fëmijë me aftësi të kufizuara ku keqtrajtohen së pari nga familjarët e tyre e deri tek të rriturit që jetojnë të diskriminuar, të braktisur dhe pa kujdesje shtetërore”, thuhet në njoftimin e tyre.

FKAK kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që t’i zbardhin sa më shpejt motivet e vrasjes dhe arsyet pse quan në vrasjen e personit me nevoja të veçanta dhe dy familjarëve të tjerë.

“Ju bëjmë thirrje institucioneve që të fillojnë të zbatojnë programe për kujdes dhe mbrotje dhe vizita nëpër shtëpi të personave me aftësi të kufizuara të cilët duhet ta vëzhgojnë jetën e tyre nga afër për kushtete e jetës dhe trajtimi që u bëhet nga familjarët së pari e deri te shoqëria dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *