Elizabeth Gowing ka vendosur një standard të ri në Kosovë.
Këshilltarja britanike e Albin Kurtit ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e saj në kabinetin e kryeministrit për shkak të keqpërdorimeve të dyshuara me një fond rreth 500 mijë euro.
Këshilltarja për komunitete e kryeministrit Kurti ka thënë se nuk është pajtuar me një vendim të Komisionit Vlerësues të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për ndarjen e mjeteve, të cilat ishin dedikuar për OJQ dhe media në përkrahje të komuniteteve.
closevolume_off
Vetëm tri organizata dhe media të lidhura komunitetet kanë përfituar nga fondi, pavarësisht prej kriterit që “fituesit duhet të dëshmonin bazë në komunitet”.
Gowing e ka vlerësuar të “pambrojtshëm” vendimin e komisionit. Ka thënë se si pasojë, nuk do të vazhdojë të punojë në Zyrën e Kryeministrit.
“Jam lajmerue per rezultatet e vleresimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatet te njohura per pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetem 3 qe kane nje baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty”, ka thënë Growing.
“Kam kerkue opinion ligjor nga Zyra Ligjore per mundesi m’e anulue nje konkurs qe ndan mjetet e shtetit ne kete menyre, dhe isha lajmerue se vetem Komisioni i Ankesave mundet me e anulu kete konkurs. Kur kuptova te henen qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmerue qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre per Ceshtje te Komuniteteve”, ka deklaruar ajo.
Gowing ka deklaruar se nuk mund ta mbrojë integritetin e saj dhe ta mbrojë vendimin e Komisionit Vlerësues për ndarjen e mjeteve nga fondi qeveritar.
Postimi i plotë:
Faleminderit shume per mesazhet mbeshtetes gjate ketyre diteve. Po shkruaj ketu nje sqarim, sidomos per ata qe nuk lexojne gjuhen serbe te artikujve qe kane dale dje per vendimin tim lidhur me punen time me qeverine.
Po e perseris perkushtimin tim per vazhdimin e punes si keshilltare e Kryeministrit Kurti per ceshtje te komuniteteve. Ka shume pune per me ba dhe shume vullnet dhe mundesi brenda qeverine dhe energjia ime per kete pune nuk ndryshohet. Cka ndryshon eshte mundesi per mua me vazhdue bashkepunim me Zyren per Ceshtje te Komuniteteve (ZCK) e perbere nga stafi civil qe e kam gjetur aty dhe qe funskionon brenda Zyres se Kryeministrit. Kjo zyre ka shpalle konkurs per nje gjysem milion euro per OJQ dhe media per perkrahje te komuniteteve. Kerkesa qe ka dale prej konsulltimit me komunitetet qe kam udheheq bashke me ZCK ne fillim te vitit, ishte qe fituesit duhet te deshmojne qe kane baze ne komunitet. Une kam investue shume kohe ne terren dhe ne takime me ojq prej te gjithe komuniteteve joshumice per me ndertue besim ne ZCK dhe m’i binde sa ma shume me aplikue per keto fonde te parave publike.
Sipas rregullores se ministrise se financave 2017/4 per financimin e OJQ-ve, te emertuar politike (sic jam une) nuk munden me marre pjese ne proces te vleresimit te aplikimeve. As nuk kam dite kush ka aplikue. Komisioni per vleresimin e aplikimeve eshte perbere nga 3 sherbyes civil dhe 2 eksperte te jashtem qe jane te perzgjedhur nga nje komisioni tjeter te sherbyeseve civil.
Jam lajmerue per rezultatet e vleresimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatet te njohura per pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetem 3 qe kane nje baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty. Kam kerkue opinion ligjor nga Zyra Ligjore per mundesi m’e anulue nje konkurs qe ndan mjetet e shtetit ne kete menyre, dhe isha lajmerue se vetem Komisioni i Ankesave mundet me e anulu kete konkurs. Kur kuptova te henen qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmerue qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre per Ceshtje te Komuniteteve. Nuk mundem m’e mbajte integritetin tim dhe m’e mbrojte vendimin e komisionit vleresues per ndarjen e atyre mjeteve.
Puna me kryeministrin Kurti vazhdon.