Die. Nën 24th, 2024

IPK-ja kërkon suspendimin e një rreshteri në Leposaviq

Inspektorati Policor i Kosovës i ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq.

Suspendimi i tij kërkohet për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *