Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë të diel ka thënë se kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.
E pas kësaj deklarate ka reaguar, Donik Sallova, këshilltar i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Profesori universitar ka thënë se Vuçiqit i pengon flamuri shqiptar dhe kur e sheh atë të shfaqur jashtë kufijëve të Republikës së Shqipërisë menjëherë klith me histeri “Shqipëria e Madhe”.
“Vuçiq e di mirë se Serbia ia ka arritur për një shekull ta pengojë krijimin e shtetit të bashkuar shqiptar, por megjithatë shqiptarët nuk mundi t’i zhdukë. Pra, pavarësisht se Shqipërinë e Bashkuar e penguan, Vuçiqit i shkakton ankth harta e demografisë shqiptare dhe çdo flamur i ngritur për të është një shpallje e idealeve të 28 nëntorit. Ismail Qemali e Isa Boletini janë fantazma e çdo shovenisti serb”, ka shkruar ndër të tjera Sallova.