Die. Nën 24th, 2024

Hovenier: Vlerësojmë përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, njofton se sot e ka takuar ministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, i cili drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Hovenier është ndalur te detyrat e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se i vlerësojnë përpjekjet e tij dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.

“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte dinjiteti dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *