Die. Nën 24th, 2024

Vendos KQZ-ja, pezullohet Partia Republikane e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Republikane të Kosovës, me 11 vota për.

Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike, tha se rekomandojë pezullimin e Partisë Republikane pas shqyrtimit të të gjithë materialit të nevojshëm.

“Kjo parti politike duhet te pezullohet prandaj rekomandimi i zyrës është që të pezullohet Partia Republikane e Kosovës”, u shpreh Buzhala.

Pikat e tjera që u diskutuan në këtë mbledhje u mbajtën pa praninë e medieve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *