Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.
Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Besnik Mujeci, asambleist i Vetëvendosjes në Prishtinë është njëri nga të arrestuarit në këtë aksion.
Bashkë me të është arrestuar edhe një kosovar tjetër, Mithat Ramadani.
I njëjti është i njohur si reper në Kosovë me emrin artistik “Despoti”.
Madje javën e kaluar “Despoti” kishte performuar në Dokufest.
Se dyshja kishte shoqëri të sinqert, tregon edhe profili i Mujecit në Facebook ku herë pas herë i kishtë shpërndarë këngët e “Despotit”