Pak më herët, Indeksonline raportoi se është gjetur një person i cili dyshohet të ketë kryer vetvrasje.
Viktima, një 52 vjeçar kosovar, ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij që gjendet në lagjën “Tjegullore”.
Ndërkohë, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë për Indeksonline se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Loshi”, rreth orës 15:23.
“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën “Ismail Loshi në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të lll-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar” ka thënë Zahiti.