Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se ndan shqetësimin për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës.
Ai thotë se është në interes të vetë komunitetit shërbimi i këtyre zyrtarëve, derisa thotë se ata duhet ta bëjnë punën e tyre pa frikësime të brendshme apo të jashtme.
“Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policia serbe e Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës të përfaqësojë komunitetet aty ku policon [kryen detyrën] dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë që ta bëjë të mundur këtë”, ka shkruar ai.