Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas dorëheqjes së policëve serbë nga Policia e Kosovës.
Sveçla ka thënë se policët po detyrohen të japin dorëheqje, përmes kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi. Ndërsa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të reagoj ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.
“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.