Die. Nën 24th, 2024

Mediumi grek “Capital”: Të hënën, Kurti me liderët tjerë të Ballkanit në darkë joformale në Athinë

Nisma e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të hënën më 21 gusht në orën 20:15 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në mansionin “Maximos” për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore, thanë burimet qeveritare greke, raporton mediumi grek “Capital.gr”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis diçka që është sa thelbësore dhe simbolike, thanë të njëjtat burime, raporton Klan.

Simbolike sepse më 21 qershor ishte 20-vjetori i “Deklaratës së Selanikut” të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që në thelb hapi rrugën për integrimin e shumë vendeve të zonës në BE, thanë të njëjtat burime.

Në këtë takim pritet të jetë pjesëmarrës edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, atij të i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçeski, dhe kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Ata, sipas këtij mediumi, do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkën joformale të hënën në orën 20:15.

Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet si dhe lideri i Sllovenisë që nuk mundi të marrë pjesë në takim.

Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së: kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *