Mërgimtaret vetëm gjatë muajit qershor kanë sjell para “kesh” në Kosovë në vlerën prej 123.9 milionë euro, që paraqit një rritje prej 18 për qind më shumë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Ndërsa vlera e remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Nga kjo vlerë Gjermania vazhdon të kryesoj si shteti me përqindjen më të lartë që mërgimtarët kanë dërguar para.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në muajin qershor nga Gjermania vlera e remitancave ishte 38.1 %, e pasuar nga Zvicrra me 17.6 % dhe rreth 7.5 % të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Ameriës.
“Remitancat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Prurjet më të mëdha të remitancave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%.
Vlera remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milion euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.
Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milion euro.
Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%”, thuhet në raportin e BQK-së