Sht. Nën 23rd, 2024

Hoti-Qeverisë: Fundin e keni afër

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Hoti ka thënë se me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Ndërsa ka thënë se kjo qeveri e ka afër fundin.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *