Sht. Nën 23rd, 2024

Jasharaj: Mësimi fillon të premten, mësuesit dhe prindërit janë të nervozuar

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është deklaruar pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Jasharaj thotë se gjendja e krijuar me tekstet shkollore është e keqe derisa shton se mësimdhënësit dhe prindërit janë të prekur.

Ai konfirmon se mësimi fillon të premten, raporton Indeksonline.

“Gjendje tmerrësisht e keqe që ndërlidhet me tekstet shkollore. Shpreh friken se edhe nga takimi i kaluar, dje që kishim me kryetarët e komunave, mësimdhënësit e Kosovës janë thellësisht të indinjuar, prindërit janë shumë të nervozuar dhe të prekur dhe pikëpyetja më e madhe është, po grevë nuk ka, mësimi fillon të premten por do të kemi nxënës dhe mësimdhënës pa mjetin e vetëm, fatkeqësisht pa tekste shkollore dhe nuk dihet kur do të arrihet që të kompletohemi me tekste shkollore”, thotë ai.

“Ne do të vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi. Me gjithë premtimet e Qeverisë Kurti që të na sjell laptop e projektor, nuk po na sjell as libra. Urojmë që prindërit ta kalojnë këtë siklet e të mos humbin ditët e mësimit”, deklaroi tutje Jasharaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *