Agjencia Kosovare e Privatizimit (AK), sot me asistim të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në Zubin Potok tek objekti i fabrikës “Ivo Lola Ribar”.
Në derën hyrëse të këtij objekti AKP kanë lënë edhe një njoftim në gjuhën serbe, ku thuhet se prona në fjalë është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Lola Alati” në likuidim dhe se është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Gjithashtu është thënë se çdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe se AKP do të marrë masat e nevojshme nëse dikush tenton të ketë qasje të paautorizuar në objekt.
“Njoftojmë se kjo hapësirë biznesi është pronë e Ndërmarrjes Shoqërore ” Lola Alati” Zubin Potok ( në likuidim) dhe është nën administrimin e AKP. Çfarëdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe për vepra të tilla AKP do të ndërmarrë masat e nevojshme që t’i ndjek personat përgjegjës në pajtim me nenin 414 te Kodit Penal të Kosovës”, shkruan njoftimi.