Die. Nën 24th, 2024

Përvjetori i sulmeve të 11 shtatorit – ShBA-së i kërkohet të lobojë për njohjen e Kosovës

Shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me zjarrfikësit e Prishtinës e njësitë eminente të Policisë së Kosovës, kanë bërë homazhe pranë shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Gjithashtu aty u bënë nderime dhe u ndezën qirinj. Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, duke vlerësuar lartë kontributin e ShBA-së për çlirimin e Kosovës, tha se Kosova qëndron krah saj.

Rexhepi kërkoi edhe ndihmën e ShBA-së për të lobur për Kosovën rreth shteteve mosnjohëse.

“Në këtë mënyrë ne kemi dashtë me dërguar mesazhin, së pari popullit amerikan e institucioneve që populli i Kosovës nuk i harron veprimet e tyre dhe presim që përkrahje edhe në të ardhmen”.

“E dimë që keni bërë shumë edhe ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht por në emër të popullit kërkojmë që të bëni edhe më shumë e t’i detyroni pesë vendet mosnjohëse që ta njohin shtetin e Kosovës”, tha Rexhepi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *