Die. Nën 24th, 2024

Shpallen rezultatet përfundimtare të konkursit për Shkollimin Specialistik

Pas përfundimit të fazës së ankesave lidhur me konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për Shkollimin Specialistik të datës 11.05.23, si dhe pas rezultateve preliminare të shpallura nga Bordi për Shkollim Specialistik (BShS) me datë 20.07. 23 dhe vendimeve të Komisionit të Ankesave të MSh-së, BShS ka shpallur rezultatin përfundimtar të këtij konkursi.

Konkursi për Shkollim Specialistik për herë të parë ka përfshirë kriteret e parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023. Numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore.

Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për Shkollim Specialistik tashmë janë duke punuar në planifikimin nevojat të resurseve humane të institucioneve shëndetësore në vend për shpalljen e konkursit të radhës.

Rezultatet i gjeni në vegëzen e mëposhtme:

https://msh.rks-gov.net/Documents/Index/274

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *