Përfaqësuesi i Lartë i Bahskimit Evropian, Josep Borrell, i ka fajësuar Kosovën dhe Serbinë për mos nisje të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, të cilat parashohin normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas Borrellit, të dy palëve u është ofruar propozimi për fillimin e zbatimit të vetëm një pike të marrëveshjes, e më pas të vijojë zbatimi i pikave të tjera.
“Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell, raporton Indeksonline.
Borrell theksoi gjithashtu se kryeministri i Republikës së Kosovës insistoi në njohje de-facto nga ana e Serbisë.
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pranoi kompromiset e paraqitura nga BE.
Megjithatë, takimi përfundoi pa dakordim.