Një aeroplan i vogël është rrëzuar mbrëmë në Lungau të Austrisë. Avioni u ngrit nga Zagrebi dhe fillimisht ishte dashur të ulej në Salzburg.
Katër persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i mini-avionit.
Aksidenti ndodhi në Mitterberg në lagjen Lintching, në mes të pyllit në terren të pjerrët dhe të pakalueshëm. Një dëshmitar okular dëgjoi zhurmën dhe njoftoi shërbimet e urgjencës.
Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Salzburgut dhe ekspertët e aviacionit po ekzaminojnë rrënojat për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.