Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, foli për masat që BE-ja i ka marrë ndaj Kosovës, duke thënë se deklarata e BE-së fokusohet në tri fusha.
Szunyog tha se nga Kosova pritet shtensionimi i situatës, zgjedhjet lokale të parakohshme e themelimi i Asociacionit.
“Kjo deklaratë është shumë specifike se çka pritet nga Kosova. Shtensionimi në veri, zgjedhjet lokale në veri dhe angazhimi në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit. Prandaj, këto janë tri fusha që presim të ndërmerren hapa”.
“Sërish shpresojë që hapat të ndërmerren sa më shpejtë që është e mundur dhe që masat të mund të hiqen dhe që Kosova të mund të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues por po ashtu edhe nga plani i ri i rritjes”, tha Szunyog.