Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit falënderoi sot Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.
“Sot, Daçiq e falënderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës. Prit një minut. A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin kampanjën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Derisa në anën tjetër, emisari i SHBA-së Richard Grenell konfirmoi se më 27 qershor do të rinis dialogu Kosovë – Serbi dhe se shteti serb është pajtuar që ta ndalojë fushatën kundër Kosovës.
Today: Dacic thanks Algeria for being against Kosovo’s independence!
Wait a minute. Haven’t they agreed to stop this nonsense.
This is the true face if Serbia, friends: on Monday, they promise the U.S. to stop the campaign. On Tuesday, they resume it. https://t.co/hkZLsk71Q1— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 16, 2020