Die. Nën 24th, 2024

Dëshmitari Shefqet Kabashi thotë se nuk e zbatoi urdhrin për ta vrarë Fadil Gashin dhe Din Berishën

Dëshmitari Shefqet Kabashi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) tha edhe pse u urdhërua që të vriste Fadil Gashin dhe Din Berishën, nuk e beri një gjë të tillë.

“Siç e thash edhe më parë, për mua jam rritur si shqiptar dhe ne nuk e bëjmë këtë gjë, ne nuk e vrasim njëri-tjetrin… jo thjeshtë të vrasës tjetrin sepse mendon ndryshe”, tha Kabashi duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit Quick se a e ka ekzekutuar urdhrin për të vrarë Fadil Gashin.

Kabashi tha se e njëjta arsyeje si për Gashin ka qenë edhe për moszbatim të urdhrit për Din Berishën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa herën e parë që kanë shkuar në Jabllanicë tek baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas urdhrit për vrasje nga Alush Gashi, dëshmitari Kabashi tha se ka parë atje disa persona duke përfshirë edhe Rexhep Selimin.

Kabashi tha se Rexhep Selimin e kanë njohur me nofkën “Dhjetëshi”.

“Ne e njihemi ne si ‘dhjetëshin’, por edhe njëherë tjetër ka qenë më përpara këtë herë që po flasim. Na kishin marrin në makinë dhe po shkonim në Drenicë me atë”, tha Kabashi.

Kabashi thotë se ka marrë urdhra nga Alush Agushi i njohur me nofkën “Pipi” për të vrarë Rrok Berishën dhe dy persona të tjerë

(Përditësuar, ora 17:10)- Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Shefqet Kabashi pohoi se ka marrë urdhra nga Alush Agushi për të vrarë një person me emrin Rrok Berisha i cili u tha se ishte deputet si dhe dy persona të tjerë.

Këtë gjë Kabashi e kishte thënë edhe gjatë dëshmisë së tij në rastin ndaj Fatmir Limajt.

“Në deklaratën tuaj të mëparshme në rastin Limaj që është pranuar si provë materiale, ju thatë se keni marrë urdhra që të vrisni një person me emrin Rrok Berisha në fund të shtatorit-fillim të tetorit 1998, ju thatë që pasi morët urdhrin shkuat për të folur me Berishën dhe i treguat dhe dëshmuat se pasi folët me Rrok Berishën nuk e vratë, por përkundrazi shkuat në shtëpi”, tha prokurori Quick.

Kabashi tha se me Rrok Berishën janë takuar disa herë pas luftës.

“Vetëm pas lufte, në 2003 apo 2004. Nuk me kujtohet, disa herë”, tha ai.

Kabashi tha se urdhrin e ka marrë nga një person me nofkën “Pipi” i cili quhet Alush Agushi dhe njihej edhe me emrin “Mula”.

“Pipi është Alush Agushi i quajtur edhe Mula, ishte gjithashtu edhe ai anëtar i UÇK-së, nuk e di kur është futur në UÇK. Unë isha në njësinë e tij për njëfarë kohë” duke thënë ‘po’ në pyetjen e prokurorit se a urdhëroi Alush Agushi atë që të vriste Rrok Berishën.

“Mora urdhër nga Alush Agushi, atë ditë shkoja nga Jabllanica në fshatin Bojak aty kishte kryqëzim afër lumi. Ai po vinte drejtë Jabllanices dhe u takuam atje. Alushi po përpiqej të afrohej të uji tek i njëjti vetë, po e prisja, e njoha doli nga makina biseduam ata me thanë që kanë disa probleme me Fadil Gashin dhe që ai është që ka dal kundër UÇK-së dhe nuk po i bindej urdhrave, këso gjërash dhe se duhet eliminuar. Ishin dy makina që po vini ato kohë. Pash Binak Gashin edhe ai është nga ajo zonë dhe persona të tjerë”, tha dëshmitari.

Në fillim të deklaratës së tij, Kabashi tha se nga viti 1998 ka marrë urdhra për të vrarë njerëz.

“Sepse nga viti 1998 që kam marr urdhra nga komandanti i mëparshëm për të vrarë njerëz dhe nuk i kam vrarë këta njerëz ata nuk ndaluan asnjëherë edhe pse isha në burg. E kam ditur që jeta ime ishte në rrezik”, tha Kabashi.

Kabashi hodhi akuza edhe për sistemin e drejtësisë, duke pretenduar që krimet e pasluftës nuk kanë rreshtur kurrë si dhe prokuroria, EULEX-i e as shërbimi policor nuk kanë bërë asgjë për t’i ndaluar.

“Sepse që nga lufta, krimet nuk kanë rreshtur dhe iu si prokuroi nuk bëtë asgjë për t’i ndaluar as EULEX-as shërbimi policor dhe mendoj që ky është institucioni më i korruptuar që ka qenë ndonjëherë që kam parë unë”, tha dëshmitari.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *