Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë. Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.
Në një konferencë për medie së bashku me presidenten Vjosa Osmani, Stoltenberg ka folur edhe për propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë e quajti hap kyç drejt paqes në rajon.
“Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veri të Kosovës që ngriti shqetësime që një konflikt me i madh mund të filloj. Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. NATO ka marr hapa, duke shtuar numrin e ushtarëve në 1000, furnizimi me armë e kështu më radhë. NATO e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe i mirëpres propozimin e fundit për formimin e Asociacionit dhe ky do të ishte një hap kyç drejt marrëdhënieve dhe drejt paqes në rajon”, u shpreh ai.