Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë janë mbledhur qytetarë për të protestuar kundër vrasjes së grave.
Protesta ka nisur në orë 18:00 ndërsa protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshe duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn.
Qirinj për Liridonën kanë ndezur edhe qytetarë të komunave të ndryshme të vendit.