Sht. Nën 23rd, 2024

Përjashtohen për 10 ditë Sali Berisha dhe 5 deputetë të tjerë

Komisionin e Etikës ka përjashtuar me dhjetë ditë nga Kuvendi, Sali Berishën dhe 5 deputetë të tjerë, që e mbështetën në tensionim dhe kaosin e krijuar në Kuvend, në seancën plenare që u mbajt të hënën.

Përveç Berishës, janë përjashtuar për 10 ditë janë deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka.

Ishte mazhoranca ajo e cila, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të sipërpërmendur.

Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë./abcnews.al

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *