Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e uroi për detyrën.
Në takim, Presidenca njofton se “Osmani shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores”.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, poashtu edhe teknologji informative e digjitalizim. Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO”, thuhet në njoftim.