Mër. Nën 27th, 2024

Vritet personi që hapi zjarr në një Universitet në Pragë, la disa të vdekur e disa të plagosur!

Një person ka shtënë në qendër të Pragës dhe ka lënë të vdekur disa persona dhe disa të tjerë të plagosur.

Siç shkruan The independent ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan ka thënë për televizionin publik çek se personi që ka hapur zjarr ka vdekur.

Ai tha se nuk ka asnjë të dyshuar tjetër në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë rrezik të afërt të mëtejshëm dhe iu bëri thirrje njerëzve që të bashkëpunojnë me policinë.

Fakulteti filozofik i Universitetit Charles, i vendosur në shesh është evakuuar, tha kryebashkiaku i Pragës Bohuslav Svoboda.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *