Lëvizja e lirë në zonën Shengen ka mbetur çështje ditësh, afro 2 milionë kosovarë pajisen me pasaporta biometrike.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për Regjistrimim Civil deri sot në tërësi janë pajisur 1 milion e 592,831 qytetarë me pasaporta biometrike.
Ndërsa numri total i të pajisurve me letërnjoftime është 1 milion e 989,800 qytetarë.
Përllogaritet që më shumë se 300 mijë qytetarë janë pajisur me pasaporta biometrike pas lajmit për liberalizimin e vizave.