Sht. Nën 23rd, 2024

Stano: Të zbatohen Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nga Kosova e Serbia presin që këtë vit ta zbatojnë në plotni Marrëveshjen e Brukselit bashkë me Aneksin e Ohrit.

Stano tha se palët e dinë se ku qëndrojnë dhe çka duhet bërë, duke shtuar se është mundësi e mirë që të mos flitet për formalitete, por për substancë.

“Këtë e kemi diskutuar për javë apo muaj. Palët duhet ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit. Ata kanë bërë një zotim dhe ne e konsiderojmë si të ligjshëm”.

“Të gjithë e dinë se ku qëndrojnë, të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ne presim zbatimin e plot këtë vit, pasi është mundësi e mirë që të punohet fort, jo të diskutohen formalitete por të punohet në substancë”, tha Stano.

Takimi i fundit në Bruksel i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ishte më 26 tetor, ku qeveria ka thënë se Kurti ka ofruar nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draftin e BE-së e ShBA-së, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *